Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve (ISHMP) zhvilluan aktivitetin për “Prezantimin e sistemit të monitorimit me kamera të pyjeve”. Në aktivitet morën pjesë Ministri i Mjedisit Z.Lefter Koka dhe Ministri i Brendshëm, Z.Saimir Tahiri, punonjës të Ministrisë së Mjedisit dhe përfaqësues të institucioneve të tjera shtetërore dhe organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e mjedisit.

Në kuadër të rritjes së efektivitetit të punës për mbrojtjen e pyjeve nga aktivitetet e paligjshme ISHMP po aplikon një sistem të monitorimit me kamera të akseve rrugore më problematike, ku transportohet materiali drusor, në zonat më të ekspozuara nga prerjet e paligjshme. “Janë 120 mijë ha sipërfaqe pyjore, të cilat pas 20 viteve nuk janë më fonde pyjore, kjo sipas studimit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit mbi ndryshimet në mbulesën e tokës. Nga rëniet e zjarreve kemi 3 milion euro dëme në vit, ndërkohë që vetëm vitin e kaluar  kemi investuar 4 milion dollarë dhe investimet do të jenë në rritje, por kjo është një punë e pavlefshme nëse pyjet dëmtohen”, theksoi Ministri i Mjedisit, Lefter Koka gjatë këtij aktiviteti.   Më tej Ministri Koka shtoi se” Inspektoriati i Policisë Pyjore gjatë periudhës së funksionimit të tij ka kryer mbi 4.500 inspektime në terren, ka proçeduar 780 kundravajtës për kundravajte administrative në vlerën 362 milionë lekë. Në 34 raste janë shaktuar kundravajte penale, me vlerë dëmi 589 milionë lekë, personat po ndiqen penalisht. Në 510 raste është sekuestruar volumi prej 3.500 m³ lëndë drusore 3 herë më shumë se e njëjta periudhë e mëparshme. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshme kemi një rënie në masën mbi 30 % per aktivitet e paligjshme, tregues mjaft domethënës i punës sonë”.

Është hartuar një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme për kontrollin e transportit të paligjshëm të materialit drusor si dhe janë ngritur në bashkëpunim postoblloqe fikse e të lëvizshme. Ministria e Mjedisit ka përgatitur një bankë të plotë të dhënash për të gjitha aktivitetet e kundravajtjeve në pyje, kullota e gjueti në nivel qarku dhe në rang kombëtar. Është hartuar Planit Kombëtar i Menaxhimit të Zjarreve.

 Sistemi është vënë në funksonim prej 30 ditësh në dy qarqe të vendit, në Tiranë dhe Shkodër, duke monitoruar për 24 orë pa ndërprerje akset rrugore.

Pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Policisë Pyjore është ngritur një sallë operative, e cila monitoron në kohë reale imazhet e kapura nga kamerat.

Në terren funksionojnë grupe inspektimi, të cilat pas marrjes së njoftimit verifikojnë dhe kontrollojnë dokumentacionin e mjeteve që transportojnë material drusor, të pa deklaruar pranë degëve rajonale të ISHMP-ve.

Gjatë kësaj periudhe 30 ditore, në të dy qaret janë evidentuar e kontrolluar rreth 276 mjete transporti nga të cilat 248 transportonin material drusor.

Për shkelje e mungesë dokumentacioni janë vendosur 23 gjoba në vlerën totale 2.04 milionë lekë.

Është sekuestruar material drusor në 21 raste, sasia prej 220 mst dru zjarri dhe 18 m3 lëndë punimi.

Me anë të këtij sistemi sigurohen dhe prova për dokumentimin e kundravajtësve dhe plotësimin e dokumentacionit procedues.

Gjithashtu, bëhet e mundur  vlerësimi i punës së inspektorëve të Policisë Pyjore që mbulojnë zonat përkatëse duke shmangur abuzimet me detyrën dhe aktet korruptive.

Duke vlerësuar efektivitetin e sistemit, i cili ka pavarësi në furnizimin me energji elektrike pasi punon me bateri, është operativ 24 orë, ditën dhe natën, ka kosto funksionimi e mirëmbajtje mjaft të ulët si dhe rezultatet e deritanishme, synojmë që ta shtrijmë atë në të gjitha zonat më problematike të vendit të ekspozuara ndaj prerjve të paligjshme.

Në fazat e mëvonshme sistemi do të bëjë dhe monitorimin me kamera të posaçme të zonave pyjore të ekspozuara ndaj rrezikut të zjarreve.

 

 
 

Kontakte


Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. / This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Mobile
355-69 6003333 / 355-69 7033333
Adresa Fizike
Rruga e Kavajes,perballe qendres"GLOBE" Tirane.

Programi Monitorimit


Per te ofruar sigurine maksimale ELEKTROSEK eshte e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron program profesional per monitorimin e sistemeve te alarmit, kamerave, gps, radiove te pershtatshme per SH.P.S.F

Klikoni ketu per me teper 

Orari Zyrtar

E hene - E shtune 9AM - 5PM E djele pushim