TIRANE- Ministria e Shëndetësisë, ka mbyllur procedurat për pajisjen e të gjitha autoambulancave në Shqipëri me një sistem GPS. Bëhet fjalë për një shifër prej 222 autoambulanca dhe se secila prej tyre në ditët në vijim do të pajiset me një GPS elektronik e kamera, i cili do japë informacion të detajuar lidhur me vendndodhjen e automjetit por edhe të punës që kryejnë mjekët apo infermierët në rastet kur shkojnë në urgjenca apo kur transportojnë të sëmurët nga një spital në një tjetër. Fatura financiare e këtij ndryshime, shkon në 78 milion lekë të vjetra dhe se për të kryer këtë shërbim ministria e Shëndetësisë ia ka besuar punën kompanisë “Elektrosek”, një kompani kjo që administrohet nga biznesmeni Ilir Mane. Tashmë kjo kompani ka lidhur kontratën me ministrinë e Shëndetësisë dhe se projekti i pajisjes me GPS të autoambulancave ka filluar. Financimi për 15 muaj Burimi i financimit prej 78 milion lekë të vjetra është parashikuar vetëm për një periudhë 15 mujore, duke nënkuptuar që projekti do zgjasë deri në fund të vitit 2016. Ky projekt që bën fjalë për “Shërbim GPS dhe monitorim për Autoambulancat në Spitale dhe Urgjencën Mjekësore Tiranë”, do të shtrihet në të gjithat spitalet dhe urgjencat spitalore dhe sipas ministrisë së shëndetësisë ka si synim modernizimin e sistemit të urgjencës, e cila është dhe kontakti i parë për dhënien e ndihmës së parë shëndetësore. Burimet thonë se sistemi i autoambulancave do të monitorohet në mënyrë elektronike nga raportet e shërbimit, lëvizjes dhe deri tek konsumimi i karburantit. Të gjitha këto të dhëna do të mblidhen në një server qendror, ndërkohë për të monitoruar lëvizjet do shërbejnë disa operatorë. Sistemi i vëzhgimit Sistemi do ofrojë shërbimin e fotografive në kohë reale të mjeteve motorike me një kamera të instaluar në mjet dhe të këtë të integruar një memorie të brendshme “SD CARD” për rastet kur nuk mundet të transmetohet pamja. Të ketë mundësi fotografimi në rastet e alarmeve,të ndezjes dhe fikjes së mjetit,në rastet kur ka emergjenca dhe të bëjë fotografi periodike nga një kohë që e përcakton administratori i sistemit. Ky sistem duhet të jetë i lidhur me pajisjen GPS dhe të ofrojë komunikimin audio të Ambulancave me Sallën Operative në Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore. Në rastet që do ketë emergjenca me anë të butonit të panikut personeli i ambulancës do komunikojë me sallën operative në kohë reale. Gjithashtu dhe nga ana e sallës operative nëpërmjet sistemit të GPS mund të komunikohet me ambulancën. Telefoni do vendoset në sallën operative, ndërkohë mikrofoni dhe boksi do instalohen bashkë me pajisjen GPS dhe kamerën në ambulancë. Nga ana tjetër mësohet se kompania fituese “Elektrosek” ka marrë përsipër instalimin e sallës operative në ambientet e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore. Kjo sallë do të shërbejë për monitorimin në kohë reale të ambulancave. Në këtë sallë do vendosen 2 monitore LED 52” dhe 1 kompjuter për monitorim. Në çdo qendër spitalore kompania do të krijojë mundësinë e monitorimit të ambulancave që i përkasin çdo drejtorie. Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18Tetor 2015

Kontakte


Email
This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. / This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Mobile
355-69 6003333 / 355-69 7033333
Adresa Fizike
Rruga e Kavajes,perballe qendres"GLOBE" Tirane.

Programi Monitorimit


Per te ofruar sigurine maksimale ELEKTROSEK eshte e vetmja kompani ne Shqiperi qe ofron program profesional per monitorimin e sistemeve te alarmit, kamerave, gps, radiove te pershtatshme per SH.P.S.F

Klikoni ketu per me teper 

Orari Zyrtar

E hene - E shtune 9AM - 5PM E djele pushim